Ndërtohet nga e para kopshti 37 në njësinë nr 10 në kryeqytet. Sipas kryebashkiakut Erion Veliaj, zaptimet që pengojnë të ardhmen e fëmijëve dhe të ardhmen e qytetit, nuk justifikohen.

Erion Veliaj: Do të bëjmë edhe punët e fundit me pastrimin, instalimet e vogla, mobilimin dhe në fund të gushtit do të hapen regjistrimet për fëmijët e banorëve, që janë në kufi mes Njësisë 10 dhe Njësisë 7. Ky kopësht ka qenë i zaptuar, ndaj kam një thirrje: Zaptimi i kopshteve, shkollave dhe çerdheve nuk justifikohet, është diçka që duhet t’i takojë së kaluarës.

Sipas Veliajt, bashkia e Tiranës ka treguar që në fokus ka çerdhet, kopshtet dhe shkollat për fëmijët, dhe ata që bëjnë analiza nga divani nuk do të mund të ndalin punët e mira për qytetin.

Erion Veliaj: E di se në këtë Tiranën tonë me debate plot, vëmendjen e marrin ata që bëjnë analiza në televizor. Por, investimi tek fëmijët është garancia më e madhe për të bërë një qytet shumë herë më të mirë se sa ai që gjetëm.

Veliaj ftoi prindërit që tëregjistrojnë fëmijët në kopshtin e ri në njësinë 10.

Tv Klan