Lajme, #edicioniinformativ ora 23:30 data 18 Gusht 2024 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Redi Prifti

Headlines 18 Gusht 2024

6.3 milionë vizitorë në 6 muajt e parë. Rama: Shqipëria turistike po rritet me shpejtësi

Shqipëria është vizituar nga 6.3 milionë turistë nga janari deri në korrik të këtij viti me 1.2 milionë më shumë se e njëjta periudhe e një viti më parë. Kryeministri Rama thotë se Shqipëria turistike po rritet me shpejtësi pavarësisht dezinformimit.

GJKKO bllokoi 201 pasuri të krimit në 3 vite. Paratë e pista investohen në troje, apartamente dhe makina

201 pasuri janë sekuestruar nga SPAK dhe më pas janë konfiskuar nga gjykata, në 3 vitet e fundit, të konsideruara si të vendosura nga aktivitete të paligjshme. Paratë e pista janë investuar më së shumti në troje, apartamente dhe makina.

53 zjarre në 24 orë, 6 vatra ende aktive. AKMC: Nuk ka rrezik për zonat e banuara

Edhe 24 orët që lamë pas shënuan një numër rekord vatrash zjarri, 53 të tilla nga veriu në jug të vendit, nga të cilat 6 janë ende aktive. Megjithatë Agjencia e Emergjencave Civile thotë se nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Gati gjysma e familjeve shqiptare kanë makinë. Në 6 muajt e parë hynë në vend 50 mijë automjete

Mbi 44% e familjeve shqiptare zotërojnë një makinë. Sipas të dhënave zyrtare në vetëm 6 muajt e parë të këtij viti në vendin tonë kanë hyrë mbi 50 mijë automjete ku numrin më të madh të importeve e kanë Italia, Koreja e Jugut dhe Gjermania.

Nuk kanë të ndalur viktimat në Gaza. Blinken viziton rajonin për arritjen e armëpushimit

Nuk kanë të ndalur viktimat nga bombardimet izraelite ne Gaza ku vetëm këtë të diel kanë humbur jetën 19 persona. Në Lindjen e Mesme do udhëtojë sërish sekretari amerikan Blinken me synim nxitjen e palëve për gjetjen e një armëpushimi.

Lamtumirë Delon! Shuhet në moshën 88-vjeçare legjenda e kinemasë franceze

U nda nga jeta në moshën 88-vjeçare legjenda e kinemasë franceze dhe jo vetëm, Alen Delon. I vlerësuar me dhjetëra çmime ai konsiderohet si një nga emrat më të mëdhenj të kinematografisë botërore.