Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 19 Gusht 2024 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Redi Prifti

Headlines 19 Gusht 2024
Plagoset me armë zjarri 45-vjeçari në Tiranë. U qëllua 5 herë nga një efektiv policie

Plagoset me armë zjarri një 45-vjeçar në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë. Policia shpalli në kërkim një efektivin e saj si autor të kësaj ngjarje, i cili dyshohet se qëlloi 5 herë me armën e punës. Shkak për ngjarjen është bërë një konflikt për motive të dobëta

Ambasadorët do shërbejnë me afat 4-vjeçar. Zbardhen ndryshimet në ligjin për diplomacinë

Ministria e Jashtme ka propozuar një sërë ndryshimesh në ligjin për diplomacinë duke bërë që ambasadorët shqiptarë të kenë një mandat 4-vjeçar. Ligji i ri fuqizon edhe Akademinë Diplomatike si një hallkë e rëndësishme për karrierën.

Turizmi rikthen emigrantët për të punuar në Shqipëri. Operatorët: Kërkohet staf, pagat janë rritur ndjeshëm

Rritja e sektorit turistik ka shtuar kërkesën për krah pune duke bërë që edhe shumë emigrantë të kthehen në vend. Operatorët turistikë thonë se ka kërkesë të shtuar për staf të kualifikuar teksa dhe pagat janë rritur ndjeshëm.

“Petit Futé”: Shqipëria, perla e fshehur e Europës. Revista e njohur franceze rekomandon vendin tonë

Revista e njohur franceze “Peti Fyte” e ka konsideruar Shqipërinë një perlë të fshehur të Europës. Në një reportazh të gjatë të saj sugjerohen 15 destinacione të vendit tonë që duhen vizituar patjetër nga të huajt.

Euro vijon rënien, prek një tjetër rekord. Leku forcohet edhe ndaj dollarit e paundit

Euro njohu këtë të hënë një tjetër rekord në zhvlerësimin e saj ndaj lekut duke u këmbyer me 99.72 lekë në kursin zyrtar të Bankës së Shqipërisë. Leku është forcuar ndjeshëm edhe ndaj dollarit amerikan dhe paundit britanik.

Eva Buzo kalon me not kanalin e Otrantos. Nga Leçe në Karaburun për 35 orë e 17 minuta

36-vjeçarja Eva Buzo ia doli të kalojë me not kanalin e Otrantos, duke u bërë kështu gruaja e parë që përmbush këtë sfidë. Udhëtimi i saj zgjati 35 orë e 17 minuta dhe avokatja është në gjendje të mirë shëndetësore.