Vllaznia triumfoi minimalisht në transfertë ndaj Partizanit, në ndeshjen e vlefshme për javën e parë në Abissnet Superiore.

Shkodranët iu falën një goli të shënuar nga Rejan Alivoda, për të marrë tre pikët e para në kampionat.

Ndeshja nisi me raste nga të dyja krahët, por te Vllaznia u treguan më të saktë duke gjetur rrugën e rrjetës në minutën e 31-të.

Fraksioni i dytë i lojës ishte më i vështirë për Partizanin, që nga minuta e 49-të, luajti me 10 lojtarë, pasi Zguro u ndëshkua me karton të kuq.

Sezoni nis me vështirësi për Partizanin, që ende nuk ka zgjedhur trajnerin e ri.

Nuk prodhoi fitues sfida tjetër, mes Skënderbeut dhe Elbasanit, e cila u mbyll në barazim 1-1.

Korçarët kaluan të parët në avantazh në minutën e 18-të, me Prençin që shënoi me kokë.

Verdheblutë reaguan në pjesën e dytë dhe gjetën golin e barazimit me kapitenin Bruno Lulaj në minutën e 82-të. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund dhe skuadrat u detyruan të ndajnë nga një pikë. /tvklan.al