Mirlind Daku vazhdon të shkëlqejë në Rusi, me fanellën e Rubin Kazan. Sulmuesi i Shqipërisë, ishte sërish progatonist me gol në ndeshjen e kampionatit.

Futbollisti 26-vjeçar, shënoi në minutat e fundit të takimit ndaj Akron Togliatti, duke i dhënë fitoren 2-1 skuadrës së Rubin Kazan.

Këta të fundit, e nisën keq ndeshjen, pasi e panë veten në disavantazh në minutën e 8-t. Megjithatë pjesa e dytë ishte tjetër histori, pasi ia dolën të përmbysin rezultatin, për të marrë fitoren.

Daku shënoi në minutën e 90-të golin e fitores, duke konfirmuar momentin e artë që po kalon. Ky është goli i katërt për shqiptarin në këtë fillim sezoni dhe duket gati për ndeshjet e shtatorit, ku Shqipëria do të përballet me Gjeorgjinë dhe Ukrainën në Ligën e Kombeve. /tvklan.al