Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 19 Shtator 2024 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Drini Zeqo

Headlines 19 Shtator 2024
Përcillet në banesën e fundit ish -deputeti Gerti Bogdani. Mijëra vetë në homazhe

Percillet per ne banesen e fundit ish -deputeti Gerti Bogdani, i cili humbi jeten nje dite me pare ne moshe 44 -vjecare nga nje arrest kardiak. Zyrtare e qytetare te shumte moren pjese ne homazhet per nder te tij.

BE, komitet konsultativ për të monitoruar dhe mbeshtetur vendet kandidate. Rama: Qasje e re për antarësimin

Bashkimi Europian do të ngrejë një Komitetit Konsultativ per monitorimin dhe mbështetjen e vendeve kandidate. Kryeministri Rama thote se qasja e Brukselit per anëtarësimin ka ndryshuar pas luftes ne Ukraine.

Mbyllen aplikimet. 15 kandidatë në garë për drejtor të përgjithshëm të policisë

15 zyrtar dhe ish-zyrtar të policisë kanë shprehur interes për tu zgjedhur Drejtor i Përgjithshëm i Policisë. Aplikimet do të shqyrtohen nga një komision i posaçëm, i cili brenda 10 ditëve duhet të bëjë vlerësimin me pikë për secilin prej kandidatëve.

Tragjedi në një familje në Has. Nënë e bir humbin jetën nga zjarri që u ra në shtëpi gjatë natës

Tragjedi ne nje familje ne Has te Kukesit. Nene e bir humben jeten si pasoje e nje zjarri te fuqishem qe perfshiu shtepine e tyre gjate nates. Shkaqet e renies se zjarrit jane ende te paqarta. Prokuroria nis hetimet.

Falsifikimi i diplomave, nisin hetimet në Shqipëri për kolegjin Wisdom. Kallëzim nga ish-rektori

Pas Italise, hetimet per falsifikimin e diplomave te kolegjit universitar “Uisdom” nisin edhe ne Shqiperi, ne baze te nje kallezimi te bere nga ish -rektori, i cili kishte konstatuar se i ishte falsifikuar firma.

Izraeli dhe Hezbollahu në prag të një lufte të re. 32 të vrarë e 3500 të plagosur nga shpërthimi i pajisjeve

Izraeli është më pranë se kurrë një fronti të ri lufte me Hezbollahun, pas valës së shpërthimeve të pajisjeve elektronike të komunikimit të militantëve të kësaj organizate që u morën jetën 37 personave dhe plagosën gati 3500 të tjerë.

/tvklan.al