Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 22 Gusht 2024 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Redi Prifti

Headlines 22 Gusht 2024

Hetime edhe në Kosovë për mbetjet toksike. Kompania eksportuese, ngarkesa edhe nga miniera e Trepçës

Hetimet per ngarkesën prej 800 tone mbetjesh toksike te nisura nga Shqiperia drejt Tajlandes pritet te shtrihen edhe ne Kosove, pasi nje pjese e tyre dyshohet se vijne nga miniera e Trepces. Kompania eksportuese refuzon te jape sqarime.

Plagosja te “Komuna”, zbardhet dëshmia policit: E pashë rastësisht, nuk kisha qëllim ta vrisja

Zbardhet deshmia e efektivit te policise, Erjon Goxhara, i cili plagosi pak dite me pare 45-vjecarin Lorenc Kosta ne zonen e Komunes se Parisit ne Tirane. Ai konfirmon se ngjarja ndodhi per motive te dobeta, por se nuk kishte qellim ta vriste.

“The Times” rekomandon Shqipërinë si pjesë të 24 destinacioneve perfekte për pushime të vona

Gazeta e njohur britanike “The Times” e rendit Shqipërinë mes 24 destinacioneve më të mira për të bërë pushime në vjeshtë. Ajo u sugjeron lexuesve te saj Rivierën e jugut, por edhe vizitat në parqet e trashëgimisë kulturore.

Nga 1 Janari, transporti publik falas për pensionistët në Tiranë. Veliaj: Flota e urbanëve do të rinovohet

Transporti urban ne Tirane do te jete falas për pensionistet duke nisur nga 1 janari i vitit 2025. Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se bileta e tyre do të subvencionohet dhe se flota e autobusëve urbane do të rinovohet.

Vetëm 13% e shoferëve e rifitojnë sërish patentën, ekspertet: Duhet të ketë masa për autoshkollat

Vetem 13 perqind e drejtuesve te automjeteve që humbasin lejen e drejtimit kane mundur ta rifitojnë nëpërmjet testimit. Pjesa tjeter eshte rikthyer ne autoshkolle. Ekspertet sugjerojne penalitete edhe per autoshkollat.

Dështojnë negociatat për armëpushim në Gaza. SHBA, thirrje Izraelit të frenojë bombardimet

Deshtojne serish perpjekjet e Uashingtonit per armepushim ne Gaza. Sekretari i Shtetit, Antony Blinken u kthye pa arritur ndonje marreveshje, por presidenti Biden i kerkoi kryeministrit izraelit te frenoje bombardimet.

Cristiano Ronaldo, rekorde edhe në Youtube. Arrin 18 milionë ndjekës në vetëm pak orë

Rekord nga Kristiano Ronaldo edhe ne Youtube. Ylli portugez i futbollit arriti mbi 20 milione ndjekes vetem 24 ore nga hapja e kanalit te tij ne kete platforme, duke thyer te gjitha rekordet e meparshme te njerezve te famshem.

/tvklan.al