Gjendet në Botsvana në Afrikë, diamanti i dytë më i madh i gjetur ndonjëherë. Fjala është për një diamant 2 492 karatësh. Zbulimi u bë në një minierë në pronësi të firmës kanadeze Lucara Diamond.

Më i madhi i gjetur deri më tani është 3106 karat në vitin 1905 në Afrikën e Jugut.

Diamanti 2 492 karatësh u gjet në minierën Karoue e ndodhur rreth 500 kilometra në veri të kryeqytetit të Botsvanës, Gaborone.

Në të njëjtën minierë para 5 vitesh u gjet një tjetër diamant i madh 1758 karatësh, që deri më sot mbante rekordin si diamanti më i madh i Botsvanës.

Ky vend afrikano-jugor është një nga prodhuesit më të mëdhenj të diamantëve në botë dhe zë rreth 20% të prodhimit global.

Tv Klan