Paulo Dybala do të jetë futbollisti i ri i Al-Qadsiah, klub i sapongjitur në Ligën Saudite Profesioniste.
Pas disa ditësh në mëdyshje, sulmuesi argjentinas ka vendosur që të largohet nga Roma dhe të pranojë ofertën prej sheiku të klubit saudit pas ultimatumit të vendosur.

Dybala do të përfitojë 75 milionë euro në tre sezone. Roma është gjithashtu gati të paguhet rreth 6 milionë euro, plus bonuset e propozuaram e në total synimi është që shuma t’i afrohet klauzolës së shitjes të skaduar në qershor prej 12 mln eurosh.

Pritet që transferimi të zyrtarizohet deri në fundjavë. Futbollisti u stërvit veçmas në qendrën stërvitore të Trigorias. Më pas, ai u përshëndet me shokët e ekipit dhe u largua nga qendra stërvitore e verdhekuqve mes lotësh, raporton corrieredellosport.

Ai u bë pjesë e Romës në verën e 2022 dhe në total me “verdhekuqtë” luajti 78 takime ku shënoi 34 gola dhe dha edhe 18 asiste.

Klan News