Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 22 Qershor 2024 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Redi Prifti

Headlines 22 Qershor 2024

Bajrami: Nuk presim dhurata nga Spanja. Do të japim maksimumin për të marrë rezultat

Kombetarja shqiptare zhvilloi vetem nje séance stervitore me ngarkese te plote diten e sotme. Mesfushori Nedim Bajrami, pavaresisht se Spanja nuk do te hedhe disa lojtarë titullarë, thotë se kuqezinjte nuk presin dhurata ndaj do te japin maksimumin.

UEFA cakton një arbitër suedez për sfidën vendimtare të Shqipërisë ndaj Spanjës

Ndeshja e tretë dhe vendimtare e Shqipërisë kundër Spanjës do të gjykohet nga një arbitër suedez. UEFA ka caktuar Glen Nyberg, të cilit për herë të parë i bie që arbitrojë kuqezinjte dhe iberikët.

Rritja me 30% e mjeteve lundruese, policia kufitare në gatishmëri për sezonin. Kamera e Tv Klan ndjek monitorimin e bregdetit

Policia kufitare ka kaluar në gatishmëri për të garantuar një sezon veror të qetë. Kamera e televizioni Klan ishte në Vlorë ku ndoqi nga afër punën e efektivëve të policisë në monitorimin e vijës bregdetare nga grykëderdhja e Vjosës deri në Ksamil.

“Black out” i energjisë në 4 shtetet e rajonit, KE nis hetim ndërkombëtar për ndërprerjen e furnizimit

Brukseli do të nisë një hetim ndërkombëtar për “Black out” energjetik që një ditë më parë përfshiu 4 shtete ballkanike, përfshi edhe vendin tonë. Autoritet europiane thonë se nga hetimi shpresojnë të nxjerrin shkaqet se nga nisi problemi.

Nis debati në parlament/ Qeveria e re në RMV bën “bashkë” Kurtin dhe Vuçiç. Në kabinetin e Mickoskit njerëzit e tyre

Në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut nisi debati per qeverinë e re te Hristijan Mickoskit. Ne perberje te saj ka nje serb qe akuzohet si antishqiptar dhe i lidhur me agjentet rus, si dhe ministra shqiptare te koalicionit VLEN qe mbeshtetet nga kryeministri i Kosoves, Albin Kurti.

/tvklan.al