Lajme, #edicioniinformativ ora 23:00 data 27 Shtator 2024 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Reis Çiço

Headlines 27 Shtator 2024

Salianji nis vuajtjen e dënimit në burgun e Fierit: Sakrifikova lirinë për të vërtetën

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji u shoqërua mbrëmjen e së premten në ambientet e burgut të Fierit, aty ku do të vuajë dënimin me 1 vit burg. Para dorëzimit në policinë e Tiranës ai deklaroi se sakrifikoi lirinë për të vërtetën.

Dënimi i Salianjit, grupi parlamentar i PD: S’ka më asnjë marrëdhënie normale me PS në kuvend

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike u tërhoq nga vendimi për t’u ngujuar në selinë Blu për të mos lejuar arrestimin e deputetit Salianji, por vendosi të ndërpresë çdo marrëdhënie normale me mazhorancën në parlament.

Rama mban fjalimin në OKB: Shqipëria, provë e gjallë e transformimit të mirëqeverisjes. Kosova të mos mbahet peng

Valë raketash nga Hezbollahu drejt Izraelit. Netanjahu: Ofensiva do vijojë pavaresisht bisedimeve

Vale raketash nga grupi Hezbollah në drejtim të qytetit Izraelit të Haifas, por pa shkaktuar dëme. Kryeministri Beniamin Netanjahu thotë se ofensiva në jug të Libanit do të vazhdojë, pavarësisht bisedimeve mes palëve.

Duka për TV Klan: Besojmë tek kualifikimi në botëror. Europiani U21 me Serbinë? Futbolli duhet të bashkojë

Presidenti i Federatës Shqiptare te Futbollit, Armand Duka, thotë se beson tek kualifikimi ne botërorin e Amerikës se Veriut. Në një interviste për Tv Klan ai flet edhe për planin për te zhvilluar Europianin e të rinjve bashke me Serbinë.

/tvklan.al