#Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 23 Tetor 2023 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Reis Çiço

Headlines 23 Tetor 2023

Jamarbër Malltezi del para gjykatës. SPAK i sekuestron disa pasuri të paluajtshme.

Jamarber Malltezi ka dalë sot para Gjykates se Posacme per t’u njohur me masen e sigurise të caktuar ndaj tij. Policia ekzekuton urdhërin e SPAK dhe i sekuestron disa pasuri të paluajtshme. Në gjyq edhe ndërtuesi Fatmir Bektashi

Berisha: Akuzat, politike. I gatshëm të përballem me drejtësinë. Nesër seanca gjyqësore.

Sali Berisha deklaron se eshte i gatshem te perballet me drejtesine, por i quan politike akuzat e SPAK. Oficerët e OPGJ i shkojnë në shtëpi, ndërsa Gjykata cakton për të martën seancën për ta marrë në pyetje. Bardhi e quan masën antikushetuese.

22 pallate të reja për të dëmtuarit e tërmetit në Krujë. Rama: Vonesat, nga çështjet e pronësisë.

22 pallate të reja janë drejt përfundimit për të pastrehët nga tërmeti në abshkinë e Krujës. Kryeministri Rama që pa nga afër punimet tha se vonesat e këtij procesi lidhen me ceshtjet e pronesise se tokes ku jane ndertuar pallatet e reja.

Mbiçmimi i Lekut rriti fitimet e investitorëve të huaj. Ekspertët, optimistë për rritjen e investimeve.

Stoku i investimeve të huaja në vendin tonë arriti në 12.4 miliardë euro në mesin e këtij viti, duke shënuar dhe vlerën më të lartë të regjistruar ndonjë herë gjatë një 3-mujori. Sipas ekspertëve në këtë ka ndikuar edhe forcimi i lekut.   

436 palestinezë të vrarë nga bombardimet brenda natës. Gallant: Lufta mund të zgjasë me muaj.

Nata e kaluar ishte ndër më të ashprat për banorët e Rripit të Gazës pasi 436 palestinezë u vranë nga një numër rekord prej 320 bombardimesh izraelite në pak orë. Ministri izraelit i mbrojtjes tha se lufta mund të zgjasë me muaj.

Ati i Shenjtë, thirrje të rinjve shqiptarë: Mos e braktisni vendin, punoni për t’a bërëtë begatë.

Papa Françesku lëshoi një thirrje surprizë për të rinjtë shqiptarë. Në një videomesazh, Ati i Shenjtë u bën thirrje të rinjve të mos braktisin vendin, por të punojnë për ta bërë atë të begatë.

/tv klan.al