Pavarësisht stratit të dobët në kampionat, trajneri Erik Ten Hag, ka mbështetjen e drejtuesve të Manchester United.

Drejtori ekzekutiv, Omar Berrada, ka dalë në krahun e trajnerit, pas kritikave të shumta, me të cilat holandezi u përball, pas humbjes 0-3 ndaj Liverpool.

“Erik ka mbështetjen tonë të plotë. Në fund të fundit, ne kemi punuar shumë ngushtë së bashku në këtë merkato. Ne do të vazhdojmë të punojmë shumë ngushtë me të për ta ndihmuar atë të marrë rezultatet më të mira.”, deklaroi Berrada.

Manchester United, e ka nisur dobët sezonin e ri, teksa në tre ndeshjet e para të Premier League, numëron një fitore dhe dy humbje.

Disfata e fundit ndaj Liverpool, bëri që ndaj trajnerit Erik Ten Hag të shpërthejnë kritika të mëdha, duke detyruar drejtuesit t’i dalin në krahun e tij. /tvklan.al