Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 8 Qershor 2024 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Redi Prifti

Kuqezinjtë mbërrijnë në Gjermani. Trajneri Sylvinho publikon listën përfundimtare

Kombëtarja shqiptare e futbollit udhëtoi sot nga Austria drejt Gjermanisë, aty ku do të akomodohet për fazën përgatitore dhe gjatë kampionatit europian. Trajneri Silvinjo publikon listen perfundimtare me 26 lojtarë.

Përfaqësuesja do të mbrohet nga 16 policë shqiptarë. Në Gjermani, monitorim edhe tifozëve problematikë

Perfaqesuesja jone do te mbrohet nga 16 police shqiptare gjate qendrimit ne Gjermani. Efektivet e trajnuar posaçërisht per sigurine e ekipit do te monitorojne edhe tifozet problematike shqiptare neper stadiume.

Shqipëria, drejt një “boom-i” të ri turistik. Rezervimet për këtë vit jane rritur me afro 40 përqind

Shqiperia po shenon nje “boom” te ri turistik. Rezervimet per kete vit jane rritur me afro 40 % ne zonat bregdetare. Rritet me disa here edhe numri i te huajve qe vizitojne muzeumet apo zonat arkeologjike.

Ushtria izraelite liron 4 pengje të rrëmbyer nga Hamas. Mbaheshin në kampin e Nuseiratit

Ushtria izraelite liron pas 8 muajsh kater pengje te rrembyer nga Hamas. Lirimi i tyre u be gjate nje operacioni ne kampin e Nuseiratit, ne zonen qendrore te rripit te Gazes. Lirimi i tyre vjen ne nje moment kritik per fatin e kryeministrit Netanjahu.

Zgjedhjet evropiane, sot dita e Italisë. Në Sllovaki voton kryeministri që i shpëtoi atentatit

Festivali i kitares sjell Europën në Shqipëri. Kitaristë të mirenjohur, shfaqje në disa qytete

Nis ne Shqiperi Edicioni i Tete i Festivalit Nderkombetar te Kitares. Pergjate muajit qershor, kitaristë te njohur nga vende te ndryshme te Europes do te japin shfaqje ne Tirane dhe qytete te tjera te vendit.

/tvklan.al