Roma shkarkoi trajnerin Daniele De Rossi, pas rezultateve negative në kampionat. Vetëm 3 pikë në 4 ndeshje, kanë mbushur kupën e drejtuesve, të cilët i komunikuan shkarkimin 41-vjeçarit.

Verdhekuqtë nuk kanë humbur kohë dhe kanë zgjedhur menjëherë trajnerin e ri. Drejtimi i skuadrës, i është besuar kroatit Ivan Juric.

49-vjeçari ka një eksperiencë të madhe në Serinë A, aty ku ka drejtuar skuadrat e mesit të tabelës, si Crotone, Genoa, Hellas Verona dhe në sezonin e fundit ishte pjesë e Torinos.

Negociatat ishin të shpejta dhe Juric ka nisur menjëherë nga puna, me synimin për të rikthyer skuadrën te sukseset dhe te rezultatet pozitive. /tvklan.al