Roma vazhdon të mos njohë fitore në Serinë A edhe pas javës së katërt. Verdhekuqtë u ndalën në barazim 1-1 në transfertë ndaj Genoa-s.

Të besuarit e trajnerit De Rossi, i shkuan shumë afër triumfit, por u ikën 3 pikët në sekondat e fundit.

Dovbyk zhbllokoi sfidën në minutën e 37-të, për t’i dhënë avantazhin miqve, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Fraksioni i dytë i lojës, foli më shumë për Genoa-n, që ia doli të barazojë shifrat në sekondat e fundit. Në minutën e 96-të, De Winter, shfrytëzoi një krosim nga e majta dhe me kokë e ndali topin në rrjetë, për të barazuar ndeshjen.

Ky është barazimi i tretë për Romën në katër javë, ndërsa numëron edhe një humbje. Skuadra kryeqytetase mban vendin e 15-të me vetëm 3 pikë, ndërsa Genoa renditet në vendin e nëntë me 5 pikë. /tvklan.al