Francezi François Letexier do të gjykojë takimin mes Shqipërisë dhe Kroacisë këtë të mërkurë në Hamburg. 35-vjeçari mban stemën e FIFA-s prej vitit 2017, ndërsa profesioni i tij është përmbarues gjyqësor.

Letexier ka gjykuar shumë në kupat e Europës për klube dhe sidat kualifikuese të ekipeve përfaqësuese. Maja e karrierës së tij është finalja e Superkupës së Europës mes Manchester City dhe Sevilla vitin e kaluara.

François Letexier ka gjykuar një miqësore të Shqipërisë me Ukrainën në vitin 2018, ndërsa ka qenë arbitër i katërt në përballjen kualifikuese të Euro 2020 mes Kroacisë dhe Sllovakisë. Ky Europian është i pari turne madhor për Letexier.

Tv Klan