Lëvizje politike pas zgjedhjeve lokale në RMV



Lëvizje politike pas zgjedhjeve lokale në RMV

20:23 25/10/2021

Thaçi: Partia “Alternativa” i bashkohet qeverisë

Edhe pse Kryeministri Zoran Zaev dhe partneri më i madh i koalicionit, Ali Ahmeti, nuk e kanë konfirmuar se shumica parlamentare do të zgjerohet, pjesëmarrësi me një deputet në shumicën parlamentare, Menduh Thaçi, është i sigurt se “Alternativa” nga e hëna do të jetë pjesë e shumicës.

“Zaevi edhe Alia s’mund ta thonë, unë e them hapur, është kryer puna në Alternativë, katër deputetë të Alternativës do të jenë mbështetës të ri dhe do të jenë pjesëmarrës në Qeveri. Këtë nuk e thotë Zaevi nuk e thotë  Aliu se nuk duan të shkaktojnë tronditje… Ka marrë fund kjo punë, Qeveria me datën 1, direkt 66 deputet ka, për tutje ka thashetheme që kam dëgju, me siguri edhe ju i keni dëgju nuk jam i sigurt, por Alternativa është çështje e kryer”, tha Thaçi.

Anëtari i kryesisë së Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, i konsideron si vardisje të shumicës në funksion të destabilizimit të koalicionit në fushatë zgjedhore. Por, ka vetëm një përgjigje të shkurtë.

“Faleminderit për vlerësimin, por s’kemi nevojë fare. Në qoftë se është i vërtetë fakti se ai është më i informuari, i bie se gjithherë në jetë e ka huq ai njeri. Dhe ju çdoherë duhet ti merrni me shumë rezervë ato gjëra që ai i thotë. Janë gjëra në kuadër të fushatës parazgjedhore për të futur përçarje në kuadër të koalicionit. Koalicioni po funksionon më së miri dhe ne shpresoj se prej të hënës do të punojmë për shumicën e re”, tha Ibrahimi.

Nga ana tjetër, Kryetari i VMRO/DPMNE-së, Hristijan Mickoski, thotë se vullneti i popullit është i qartë, por me formimin e shumicës së re do të merren pas rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale.

“Vullneti i qytetarëve është i qartë. VMRO/DPMNE është partia më e madhe politike, fitoi në rrethin e parë. Nuk do të doja që populli të frustrohet se pse i është bërë padrejtësi. Këtu nuk ka asnjë dilemë për ardhmërinë politike në Maqedoni. Por kjo është tani për tani në plan të dytë, sepse në plan të parë është hapi i parë, e që është rrethi i dytë që do të jetë për më pak se gjashtë ditë prej sot”, tha Mickoski.

Ndryshe gjatë fushatës për zgjedhjet lokale dy liderët e forcave më të mëdha politike në vend, Zoran Zaevi i LSDM-së dhe Hristijan Mickoski i VMRO-DPMNE-së, nuk kanë përjashtuar mundësinë e krijimit të shumicës së re parlamentare dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Klan Macedonia








Të ngjashme