Polaku shënoi 35 gola me Bayern, Haaland jashtë “top 10”

Me përfundimin e sezoneve futbollistike dhe shpalljen e skuadrave kampione, tashmë është zyrtarizuar edhe sulmuesi më rezultativ. Robert Lewandowski fitoi për të dytin vit radhazi “Këpucën e Artë” europiane. Polaku ishte protagonist absolut në triumfin e 10-të radhazi të Bajern Mynih në Bundesligën gjermane. Lewandowski, mjaft i diskutuar në merkaton e kësaj vere arriti të shënojë 35 gola në 34 ndeshjet e kampionatit, për të kryesuar garën për “Këpucën e Artë”.

\Pas tij u pozicionua Kylian Mbappe me 28 realizime, ndjekur më pas nga dyshja Immobile-Benzema me 27 gola. Blerja e re e Manchester City, Erling Haaland mbeti jashtë 10 goleadorëve më të mirë të kontinentit, pasi 22 golat e tij e pozicionuan vetëm në vendin e 11-të të kësaj renditje speciale. Çmim që mund të shtyjë Robert Lewandowski drejt trofeut të Topit të Artë të këtij viti.

Klan News