Lideri i Hamasit, Ismail Hanie nuk u vra nga një raketë, por nga një bombë e sofistikuar e vendosur në banesën ku ai po qëndronte përkohësisht në kryeqytetin e Iranit.

Është gazeta amerikane Wall Street Journal që ka zbuluar detaje të reja nga vrasja e 62-vjeçarit dhe që rrezikon të nxisë një konflikt të madh në Lindjen e Mesme.

Sipas të njëjtave burime, bomba ishte vendosur që 2 muaj përpara se Hanieh të vizitonte Teheranin dhe u shpërthye nga distanca, pasi u konfirmua se ai ishte brenda dhomës së tij në këtë ndërtesë.

Shpërthimi vrau gjithashtu një roje sigurie. Sipas gazetës amerikane e cila citon shtatë zyrtarë të Lindjes së Mesme mbetet e paqartë se si u vendos bomba në  ndërtesë të tillë.

Dhoma e tij nuk ishte dëmtuar shumë, gjë që sugjeron një planifikim të saktë në shënjestrimin e Haniyeh. Trupi i tij mbërriti në Katar ku do të varroset. Presidenti amerikan Joe Biden tha të enjten se vrasja e tij nuk është e dobishme për arritjen e një armëpushimi në Gaza.

Tv Klan