Ligji për privatizimin e klubeve sportive në Shqipëri, pritet t’i japë atij një zhvillim sipas rregullave të ekonomisë së tregut. Drejtori i sapo emëruar i Sporteve në Ministri Vasil Bici, mendon se kjo është zgjedhja e duhur për sportin tonë.

Vasil Bici: “Ky ligj përcakton sa.. ato ekipe që kanë buxhetin, gjejnë burime dhe thithin donatorë apo sponsorizusë dhe e kthejnë sportin në fitim prurës dhe jo thjeshtë në vetëm konsumator”.

Bici i cili ka një provojë të gjatë në futboll, pranon se shumë shpejt me tu ngritur grupet e punës, klubeve sportive do t’u krijohet mundësia të nisin procedurat për t’u kthyer në SH.A. Pjesë tjetër e rëndësishme është edhe ligji i trukimeve të rezultateve që do t’i vërë fre përfitimeve të jashtëligjshme në sport.

Vasil Bici: “Nuk du të heci më sporti ma me hamendje, u shit apo nuk u shit, por du fakte konkrete dhe do të ngrejë një institucion të veçantë që të ndjekin hap pas hapi këtë procedurë dhe të kapen persona që bëjnë një shkelje të tillë”.

Këto dy ligje pritet t’i hapin rrugë zhvillimit dhe rritjes së cilësisë së sportit në Shqipëri./tvklan.al

Gazetari: Endrit Sauku

Operator Ben Haxhiaj

Montazh: Ergis Hasanbelli