Prokurorët francezë kanë liruar 33-vjeçarin e arrestuar për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi. Sipas BBC sauditi u lirua pasi u vërtetua se ishte arrestuar gabimisht për shkak të identitetit të tij.  

Khaled Alotaibi, 33 vjeç, u arrestua në një aeroport në Paris pas një urdhër-arresti të lëshuar nga Turqia.

Alotaibi ka qenë roje në pallatit mbretëror në Arabisë Saudite, por identitetin e tij e mbante dhe një person tjetër, i cili ishte 33-vjeçari që u arrestua një ditë më parë në Paris.

Po ashtu ai është një ndër personat  e sanksionuar nga SHBA si i dyshuar për vrasjen e vitit 2018 brenda konsullatës saudite në Stamboll, Turqi.

Khashoggi, ka qenë një gazetar saudit me bazë në SHBA, dhe ishte një kritik i qeverisë saudite. AI u vra në konsullatën saudite në Stamboll për shkak të aktivitetit të tij si gazetar.

Hetimet zbuluan se për vrasjen e tij kishte një roj dhe princi i kurorës Mohammed bin Salman, por ky i fundit i ka mohuar të gjitha akuzat./tvklan.al