Sëmundja infektive, Mpox ose siç quhet ndryshe lia e majmunëve, është shpallur një emergjencë e shëndetit publik në Afrikë nga organi më i lartë shëndetësor i kontinentit.

Shkencëtarët nga qendrat afrikane për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve shprehen se janë të alarmuar nga mënyra se si po përhapet te njerëzit kjo sëmundje infektive.

Shpallja e një emergjence të shëndetit publik do të ndihmojë qeveritë të bashkërendojnë reagimin e tyre dhe potencialisht të rrisin rrjedhën e furnizimeve dhe ndihmës mjekësore në zonat e prekura.

Autoritetet e shëndetit kanë njoftuar gjithashtu se do të monitorojnë situatën për të vlerësuar rrezikun e përhapjes së mëtejshme të lijos së majmunëve.

Kjo sëmundje infektive përhapet nga kafshët te njerëzit dhe nga njerëzit te njerëzit përmes kontaktit të ngushtë fizik. Mpox shkakton ethe, dhimbje muskulore dhe puçrra në të gjithë trupin.

Ekzistojnë dy lloje kryesore të virusit, ai më i buti i cili shkaktoi shpërthimin global në vitin 2022 dhe që preku Evropën, Australinë, SHBA-në si dhe shumë vende të tjera. Ky virus u përhap kryesisht përmes kontaktit seksual. Kurse lloji i dytë është më vdekjeprurës.

Për kurimin e këtij virusi janë tre vaksina, por ato mund të përdoren vetëm në rast të një rrezikshmërie të lartë.

Ndërkaq, që nga fillimi i vitit, në Republikën Demokratike të Kongos janë regjistruar më shimë se 13,700 persona të infektuar dhe 450 të cilët kanë humbur jetën./tvklan.al