Në kuadër të operacionit policor të koduar “Kaçinari” është vënë në pranga një person që u kap në flagrancë teksa kujdesej për bimët narkotike që kishte mbjellë në mënyrë të shpërndarë dhe kamufluar nën pemë në pyllin e fshatit Shpërthaz në Mirditë. Gjithashtu u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij.

“Në kuadër të operacionit, u arrestua shtetasi N. M., banues në fshatin Shpërthaz, si dhe u identifikua dhe u shpall në kërkim bashkëpunëtori i dyshuar i këtij shtetasi, shtetasi F. B.”

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për kryetarin e fshatit Shpërthaz dhe për 2 specialistë të pyjeve në këtë zonë.

Asgjësohen nëpërmjet djegies 170 bimë narkotike. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme./tvklan.al