Festa për fitimin e trofeut e më të mirit të vitit nuk ka shkuar ashtu siç duhet për Lionel Messi. Shtatë herë fituesi i Topit të Artë ka shfaqur probleme shëndetësore gjatë kësaj të marte, teksa mungoi në stërvitje me skuadrën e Pari Së Zhërme. Sipas asaj që raportojnë mediat pranë gjigantit francez, Messi së bashku me shokun e tij të ekipit, Leonadro Paredes janë paraqitur me simptoma të gastroenteritit, e cila shkakton diarre dhe të vjella.

PSG zbret këtë mesjavë në fushë, ku do masë forcat me Nisën, duel i vlefshëm për kampionatin francez. Dy mungesa të rëndësishme këto për kampionët e Ligë Ë. Për këtë sfidë, trajneri Poketino nuk do të ketë në dispozicion as Mauro Ikardin dhe Vijnaldum, të cilët po vuajnë nga problemet fizike.

Klan News