Të ftuar: Artan Hoxha, Klodiana Lala, Armand Bajrami dhe Glidona Daci.

Në lidhje me Skype: Spartak Koka dhe Anila Sefa nga Fieri.

Detaje | Provat që tradhtuan ‘Xhezon’, si e zbardhi policia krimin monstruoz

Toka e punuar dhe një njollë gjaku në oborrin e shtëpisë, ishin dy detajet që tradhtuan Klodian Çalamanin, të cilin banorët e fshatit Grecalli të Fierit e njihnin edhe si “Xhezo”. 38-vjeçari ishte personi i fundit që ishte parë në shoqërinë e Mateo Vasiu, kur ky i fundit i shkoi në shtëpi me gjasë për t’i kthyer biçikletën me të cilën po bënte xhiro. Por 8-vjeçari nuk do dilte më kurrë nga ajo banesë, të paktën jo i gjallë.

Gazetari Spartak Koka, në një lidhje direkte me emisionin Opinion, përcolli detaje për ngjarjen e rëndë.

“Ngjarja është mësua rreth orës 14 e 45 minuta të ditës së sotme kur nëna ka telefonuar policinë. Menjëherë strukturat e policisë, duke pasur një informacion të tillë sensitiv që bëhej fjalë për zhdukjen e 8-vjeçari, dhe përreth 2 orë kanë arritur të ngrenë dhe pistat e para të dyshimit. Presoni i fundit me të cilin ishte parë 8-vjeçari ishte Klodian Çalamani, i cili i kishte dhënë biçikletën 8-vjeçarit për të luajtur. Rreth 30 minuta më pas ai e ka tërhequr në hyrjen e banesës së tij ai e ka goditur me lopatë dhe më pas e ka groposur. Ai u pyet nga policia nëse kishte dijeni, apo ishte i përfshirë në zhdukjen e tij, duke u nisur edhe nga precedenti i mëparshëm i Çalamanit, atë të vitit 2006, të heqjes së paligjshme të lirisë së një 16-vjeçareje. Ai ka refuzuar të bashkëpunojë. Ajo që i ka bërë të dyshojë strukturat e policisë ka qenë toka e punuar në të djathtë të shtëpisë dhe një gjurmë gjaku e evidentuar aty. Më pas janë afruar tek vendi ku e kishte groposur dhe menjëherë në këtë moment ai u ka thënë: Po ja ku e keni e kam vrarë e kam groposur këtu”.

Koka tregoi po ashtu se autoritetet dyshojnë që Mateo të jetë vrarë rreth orës 10:30 të mëngjesit dhe për orë të tëra, autori i këtij krimi makabër ishte totalisht jo bashkëpunues me policinë.

“Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur rreth orës 10:30 të paradites. Pra që nga kjo orë, deri në orën 17:30 kur ka ndërhyrë policia zotëria ka qenë totalisht jo bashkëpunues, dhe indiferent. Por duhet theksuar se 2 orë pas marrjes së informacionit, kur është sinjalizuar humbja e të miturit, strukturat e policisë kanë ngritur dyshimet e para. Kanë ardhur në zonë dhe është lokalizuar personin”.

“Më shau, prandaj e vrava”, Klodian Çalamani tregon pse e vrau Mateo Vasiun

Nuk ka rezistuar shumë gjatë Klodian Çalamani, autori i vrasjes së 8-vjeçarit Mateo Vasiu, për të pranuar krimin e rëndë para efektivëve të policisë. Gazetari Spartak Koka ka raportuar gjatë një lidhjeje live në emisionin “Opinion” se Çalamani ka pranuar ta ketë bërë vrasjen dhe kjo sepse sipas tij, 8-vjeçari e ka sharë. Po ashtu, mësohet se autori nuk ka shfaqur pendesë për krimin e rëndë.

“Në marrjen në pyetje që i është bërë në Drejtorinë Vendore të Policisë në Fier, ka deklaruar se i dhashë biçikletën për të  luajtur, më shau, nuk e pranova këtë gjest dhe e godita e vrava dhe doja të fshihja krimin. Ai nuk ka shfaqur pendesë. Ka deklaruar se do të vuaj burgun tashmë le të vuaj burgun për këtë që kam bërë”, tha Koka.

Çalamani ka qenë personi i fundit që ishte parë në shoqërinë e 8-vjeçarit dhe për këtë arsye policia ka trokitur në derën e tij. Kur oficerët i shkuan në banesë e pyetën se çfarë dinte për zhdukjen e Mateos, ai iu përgjigj: Nuk di asgjë!

Por, sipas gazetarit Koka, toka e punuar në krahun e djathtë dhe një gjurmë gjaku shtoi dyshimet e policisë. Kur ata zbuluan trupin e tij të pajetë, Çalamani iu përgjigj: Po ja ku e keni, e kam vrarë e kam groposur!

Banori: Klodian Çalamani ishte konfliktual edhe me fëmijët e tjerë të lagjes, i ruanim nga ai

Në një lidhje direkte me emisionin “Opinion”, gazetari Spartak Koka solli dëshinë e një banori nga fshati Grecalli i Fierit, aty ku 38-vjeçari Klodian Çalamani vrau 8-vjeçarin Mateo Vasiu. Banori tregon se sjellja e Çalamanit kishte qenë shpesh agresive me fëmijët e lagjes e për këtë arsye i ruanin fëmijët. I pyetur se përse nuk e kishin denoncuar më parë, banori thotë se i druheshin hasmërisë.

A e dinte zona për ngjarjen e 2006?

Po e dinë të gjithë.

Ngjarje kriminale të tjera ka bërë?

S’ka bërë gjë tjetër.

I ruanit fëmijët ju Klodian Çalamani?

Po dhe i ruanim se kishim frikë, me merak… i merrte…
Si i merrte?

Si i merrte. I ngacmonte i shante. Me fëmijët e vegjël ishte konfliktual.

Ka patur konfliktualitet edhe me fëmijë të tjerë?

Po.

Pse nuk e keni denoncuar?

Që të mos hynim në hasmëri

“Po ja ku e keni, e kam vrarë e kam groposur!”, çfarë i tha Klodian Çalamani policisë

Gazetari Spartak Koka solli detaje të tjera nga ngjarja e rëndë e kësaj të marte, ku 8-vjeçari Mateo Vasiu u vra e më pas u gropos nga fqinji i tij, Klodian Çalamani.

Duke qenë se ishte personi i fundit që ishte parë në shoqërinë e 8-vjeçarit, policia trokiti në derën e tij. Kur oficerët i shkuan në banesë e pyetën se çfarë dinte për zhdukjen e Mateos. Ai iu përgjigj: Nuk di asgjë!

Por dyshimet, sipas gazetarit Koka, toka e punuar në krahun e djathtë dhe një gjurmë gjaku shtoi dyshimet e policisë. Kur ata zbuluan trupin e tij të pajetë, Çalamani iu përgjigj: Po ja ku e keni, e kam vrarë e kam groposur!

Ndërsa sa i përket dëshmisë që ai ka dhënë në polici pas arrestimit, gazetari koka tha se Çalamani ishte shprehur: Më shau, e godita, e vrava dhe doja të fshihja krimin. Le të vuaj burgun për këtë që kam bërë.

38-vjeçari nuk ka shprehur pendesë.

Detajet tronditëse: Autorin e mbanin me bukë familjarët e 8-vjeçarit. Si u kap Klodian Çalamani

Gazetarja Anila Sefa ka dhënë detaje tronditëse në lidhje me ngjarjen makabre ku 38-vjeçari Klodian Çalamani rrëmbeu dhe më pas vrau 8-vjeçarin, Mateo Vasiu. Mësohet se policia ka dyshuar për Çalamanin pas pyetjeve që ky i fundit ka bërë teksa autoritetet kërkonin për të voglin. Dyshimet e uniformave blu janë konfirmuar nga kamerat e sigurisë së shtëpisë së xhaxhait të 8-vjeçarit. Po ashtu gazetarja raportoi se familjarët e viktimës e kanë mbajtur me bukë herë pas here autorin e ngjarjes pasi ky i fundit ishte në gjendje të rëndë ekonomike.

“Janë komshinj, 100 metra banesat larg njëri-tjetrit. Autori i vrasjes, Klodian Çalamani i jepte biçikletën jo vetëm viktimës së sotme, por shpeshherë edhe djemve të lagjes për të luajtur dhe mesa duket e përdorte atë si një objekt për të tërhequr fëmijët. Ngjarja e sotme i tejkalon kufijtë e imagjinatës.

(Klodian Çalamani) Është një personazh që në vitin 2006 është arrestuar për veprën penale të rrëmbimit dhe heqjes së lirisë së personit pasi ka marrë peng një vajzë 16-vjeçare. Ajo ka mundur t’i shpëtojë dhe ka mundur të bëjë denoncimin në polici. Klodiani atë kohë është arrestuar së bashku me xhaxhain e viktimës së sotme, pra të djalit 8-vjeçar pasi edhe ai banon po në këtë lagje. Shtëpitë janë ngjitur njëra me tjetrën. Ka kryer dënimin dhe është liruar më 6 Maja të vitit 2009.

Nuk ka pasur ngjarje të tilla që prej asaj kohe që ai ka kryer dënimin. Nuk ka qenë në mbikëqyrje të grupeve që duhej të interesoheshin për vazhdimësinë dhe rehabilitimin e tij nëse ishte kryer apo jo.ai ka bërë një jetë të rregullt. Informacionet nga Fieri vijnë se ai gjithmonë kërkonte të punësohej, madje ishte i përpiktë në momentet e kryerjes së punës, i përpiktë në oraret dhe i përpiktë në punë.

Mendohet se ai duhet të ketë probleme të shëndetit mendor. Në fakt ka qenë vetë ai pothuajse që i çoi policinë drejt vendit të krimit dhe në zbulim. Kur familjarët denoncuan humbjen e 8-vjeçarit, autori vinte vërdallë dhe shpeshherë pyeste policinë “e gjetët apo jo, ndoshta autori që e ka vrarë ka ikur me makinë”. Ko ka qenë fraza që e ka bërë policinë të dyshonte. Policia ka shkuar në shtëpinë e xhaxhait të viktimës, i cili ka kamera të sigurisë dhe kanë marrë prej andej kamerën e sigurisë. Kanë parë që djalit i është afruar autori i krimit, Klodian Çalamani, i ka dhënë biçikletën dhe e ka futur në shtëpi. Policia është futur në shtëpinë e autorit.

Në momentin që është futur në oborr ka parë cepin në ngjyrë të kuqe të xhupit që kishte veshur djali sot dhe aty kanë dyshuar që mund të jetë djali. I janë afruar dhe kanë parë që nuk ka arritur ta groposte por i kanë hedhur pak baltë dhe disa gjethe pemësh. Edhe autori jeton në gjendje të tmerrshme. Ka një kasolle, edhe ajo mund të quhet e rrënuar sepse ka vetëm baltë dhe ferra. Sipas policisë e ka lidhur djalin 8-vjeçar, e ka dhunuar. Madje është bërë edhe autopsia për vepra të tjera penale përpos dhunës së dukshme me lopatë që i ka gjuajtur dhe frakturave që u ka shkaktuar në kokë ai edhe e ka lidhur fëmijën. Policia e ka arrestuar në kushtet e flagrancës dhe më pas ka pranuar autorësinë e ngjarjes.

Mes dy familjeve nuk kanë pasur hasmëri. Madje mund të them që familjarët e viktimës më informuan që e kanë mbajtur edhe me bukë. Për shkak se autori jetonte vetëm, shpeshherë familjarët e viktimës i kanë dhënë ushqim, madje e kanë mbajtur edhe afër”, tha Sefa.

Klodian Çalamani jetonte i vetëm. Prindërit e tij ishin të divorcuar. Babai dhe vëllai i tij mësohet se vuajnë dënimin me burg në Greqi. Ndërsa nëna e tij sipas burimeve është e martuar në Maqedoni dhe jeton atje së bashku me vajzën.