Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj deklaroi gjatë një konference se mes Policisë dhe Prokurorisë ka pamje të ndryshme.

Lleshaj, tha se të dy institucionet ja bëjnë më gisht njëra tjetrës duke vështirësuar punën mes tyre.

“Jo rrallë ndodh që Policia ka pamje tjetër, Prokuroria tjetër, të cilat jo domosdoshmërish janë të njëjta. Sistemi tashmë e mundëson që të jenë shumë të vështira alibitë institucionale, sepse tentojë t’ia bëjnë njëra tjetrës me gisht. Jam optimist se hapat e mëtejshëm midis policisë dhe Prokurorisë do kenë protokolle të qarta për menaxhimin e përbashkët të këtij sistemi për të arritur atë objektiv të përgjithshëm që të gjithë qytetarët presin më shumë rend, siguri”.

Lleshaj, tha se Reforma në Drejtësi është drejt finalizimit dhe nuk ka më kthim pas.

“Reforma në Drejtësi është në fazën vendimtare dhe finalizimit të një procesi të madh dhe përpjkje të madhe kombëtarë, kthim mbrapa nuk ka dhe garancia e suksesit është e qartë. Një reformë pa një polici dhe prokurori funksionale dhe modernr nuk mund të funksionojë”,

u shpreh ministri Lleshaj.

/tvklan.al