Prezenca e atletëve rus dhe bjellorusë në Lojërat Olimpike të këtij viti është gjithnjë çështje e më e nxehtë në Francë. Të sanksionuar nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar pas operacionit special të Rusisë në Ukrainë, sportistët nuk lejohet të përdorin simbolet kombëtare në ngjarjet ndërkombëtare.

Në të njëjtën linjë është edhe kryebashkiakja e Parisit, Ane Hidalgo, e cila shpreson që këto atletë të ndalohen të marrin pjesë në turneun e verës.

“Personalisht do të preferoja që atletët rusë të mos vinin. Unë mendoj se Presidenti rus është një diktator që kërcënon Evropën në tërësi dhe po bën luftë kundër Ukrainës, duke u mohuar atyre të drejtën për të ekzistuar si popull dhe si komb. Do të jetë shumë, shumë e vështirë për t’i parë, madje edhe nën flamurin neutral.”

Flaka Olimpike do të qëndrojë brenda Bashkisë së Parisit natën e 14 Korrikut kur Franca feston Ditën e Bastiljes para Lojërave Verore.

“Me 14 Korrik flaka mbërrin në Paris. Do të fle këtu dhe jam shumë krenare për këtë. Ne po shqyrtojmë se ku saktësisht do e vendosim para se të fillojë rrugëtimin nëpër Paris.”

Lojërat Olimpike të Parisit do të mbahen nga 26 Korriku deri më 11 Gusht.

Klan News