Kryeministri Rama ka zgjedhur që t’ju urojë të gjithëve një ditë të mbarë me pamjet e qafës së Valbonës.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social në “Facebook”, kryeministri Rama shkruan se qafa e pakonkurrueshme e Valbonës është vizituar këtë sezon si asnjëherë më parë.

Më tej, ai shkruan se Valbonën e kanë vizituar të gjithë ata turistë që përveç diellit mbi detin, zgjedhin dhe freskinë e maleve për një përvojë fantastike.

“Mirëmëngjes! Dhe nga qafa e pakonkurrueshme e Valbonës, e vizituar këtë sezon si asnjëherë më parë nga turistë që përveç diellit mbi detin, zgjedhin edhe freskinë e maleve për një përvojë fantastike #AlbaniaAllSenses, ju uroj një ditë të bukur”, shkruan kryeministri Rama.


/tvklan.al