Pas Florian Vilës, Arben Pojani është biznesmeni i dytë që egzekutohet në Tiranë brënda pak kohësh. Sipas Luan Bregasit kjo ka tronditur dhe njëherë biznesin në vend.

Luan Bregasi: “Ende kur nuk ishte fshirë nga kujtesa jonë vrasja e Vilës, ndodhi një vrasje tjetër. Sigurisht që kjo përveç situatës psikologjike tronditëse që krijon në komitetin e biznesit dhe tek biznesmenët, trondit edhe besimin te punët dhe iniciativat tona private. Prandaj do të shprehja përmes mikrofonit tuaj shqetësimin tonë për një reagim më të shpejtë të forcave të policisë së rendit që janë të specializuar jo thjeshtë për të gjetur autorin e krimit, por edhe për të bërë çështë e mundur për ti rikthyer besimin qytetarëve dhe biznesmenëve”.

Kësaj rradhe shprehet kryetari i dhomës së tregtisë, policia dhe Ministria e Rendit duhet të analizojnë me seriozitet punën e tyre. Duke dhënë një shëmbull të praktikave të sipërmarrësve, Bregasi shprehet se pas humbjeve duhet të ndryshojnë edhe njerëzit në krye të rendit.

Luan Bregasi: “Ne në sipërmarrjet tona private kur kemi ngjarje të menaxhimit të keq, kur një punë nuk ecën mirë, kur një punë nuk menaxhohet drejtë, kur humbet një treg, kur nuk ke konkurencë me të tjerët, sigurisht analizat tona janë kaq të thella sa shkojnë edhe në ndryshimin e drejtuesve, menaxherëve, presidentëve pse jo, kështu që nga kjo pikpamje mendoj se për të mos thënë që është kjo e vetmja lëvizje, por në qofte se shkaqet janë të tilla që rezultojnë edhe në dënime njerëzish edhe ato duhet të bëhen. Nga ai moment që ndodh një gjë, dikush që ka një plan biznesi nuk e bën këtë investim. Ne realisht kërkojmë që investimet tona të jenë më të sigurta, që puna jonë të jetë më e sigurt, që besimi jonë tek Shqipëria dhe tek investimet në Shqipëri të jenë më të besueshme dhe më të sigurta”./tvklan.al