Luftëtari shpreson që këtë sezon të arrihet objektivi Europë. Kampionati ka edhe një fazë për të zhvilluar dhe mundësia ekziston. 40 pikë në 27 javë dhe ecuria e mirë i afron me këtë synim.

“Ndoshta po të kishte qenë një rezultat më i mirë në fillim mund të ishim më afër me kupat e Europës, por gjithsesi ne duhet të japim maksimumin.”

Kalendari bën që Luftëtari të luajë me kundërshtarët direkt në shtëpi, por kjo nuk bën që trajneri Hasan Lika t’i ndajë me ato jashtë fushe.

“Ne nuk themi, i kemi ndeshjet brenda do ta kemi më të lehtë, i kemi jashtë do ta kemi më të vështirë, jo. Si brenda dhe jashtë ne duam të arrijmë rezultate pozitivë.”

Hasan Lika mendon se forca e vërtetë e ekipit gjirokastrit është grupi.

“Unë mendoj si Bregu e Abazaj dhe gjithë lojtarët e tjerë kanë dhënë maksimumin për skuadrën dhe mendoj se kemi një grup dhe mbi këtë kolektiv kemi disa lojtarë cilësore.”

Ndeshja e ardhshme do të luhet në Gjirokastër, me Teutën që lufton për mbijetesë.

Tv Klan