Peshëngritja Olimpike nën dominimin kinez. Sportistët aziatik arritën që të rrëmbenin dy medalje të arta, shoqëruar edhe me rekorde olimpike.

 Li Fabin ruajti titullin në peshën deri në 61 kilogramë për meshkuj. Tre herë kampioni i Botës ngriti në total 310 kilogramë, ku për fare pak dështoi për të thyer rekordin e tij botëror. S

ilachai i Tajlandës mori medaljen e argjendtit. Në mënyrë surprizë ai ngriti në total 303 për tu renditur në shkallën e dytë të podiumit. I treti u rendit amerikani Morris me 298 kilogramë në total.

Në kategorinë e vajzave, Hou Zhihui ruajti titullin olimpik në peshën deri në 49 kilogramë. Kinezja ngriti në total 206 kilogramë në një ngarë të rivalizuar deri në fund me rumunen Mihaela Cambei që u ndal në 205 kilogramë.

Ish-kampionia e Botës, Hou ngriti peshën e 117 kilogramëve për të vendosur edhe rekordin olimpik dhe rrëmbyer nga duart medaljen e artë kundërshtares. Tentativa e fundit përcaktoi fituesen e kësaj gare, teksa Tajlanda me sportisten Kambao fitoi medaljen e bronztë për një total prej 200 kilogramësh.

Klan News