Dy peshkatarë mbijetuan mrekullisht të ngecur në mes të xhunglës pasi barka e tyre u fundos gjatë luftës me një krokodil. Për të mbijetuar, ata u detyruan të pinin urinën e tyre për katër ditë.

Dy burrat të cilët janë 32 dhe 33 vjeç, po lundronin në lumin e Delit në Australinë veriore kur varka e tyre preku një objekt të fortë nënujor mëngjesin e së martës. Ajo u fundos brenda pak sekondash duke mos u lënë asnjë mundësi të aktivizonin sinjalizuesit e emergjencës.

Më pas, nisi një luftë mbijetese që zgjati katër ditë. Dyshes iu desh të përballej me një krokodil që u përpoq t’i sulmonte duke i hedhur sende në mënyrë që të largohej. Oficeri i policisë që i shpëtoi rrëfeu detaje të tjera të ngjarjes. Për shkak të temperaturave të të nxehtit ekstrem, atyre iu desh bënin një përpjekje të dëshpëruar duke pirë urinën e tyre për të futur sadopak lëngje në trup. Madje, për të larguar sadopak shijen, e përzienin me vitamina të tretshme.

Ata u gjetën rastësisht nga dy miq që kishin dalë për peshkim dhe u dërguan për në spital për kontroll./tvklan.al