Lajme Arkiva 2003

Për pasojë të luhatjeve të energjisë elektrike një tjetër tragjedi është shënuar për familjet shqiptare. Ka qenë ora 18: 00 e mbrëmjes së të mërkurës kur flakët kanë përfshirë banesën e Rrok Dedë Gjonaj në komunën e Balldrenit të qarkut të Lezhës si pasojë e së cilës ka gjetur vdekjen pronari i shtëpisë, 45 vjeçari Dedë Gjonaj.

Brenda pak minutash flakët kanë karbonizuar jo vetëm muret e shtëpisë , por edhe 45 vjeçarin  i cili ndodhej brenda duke fjetur . ndërsa e shoqja e tij ndodhej në punë fqinjët janë lajmëruar nga djali i vogël Denisi 7 vjeçar i cili rastësisht ka dalë nga shtëpia në momentin që ka rënë zjarri duke arritur të mospërfshihet nga flakët.

Sipas burimeve nga të afërmit e familjes Dedë Gjonaj, forcat e policisë së qarkut të Lezhës kanë mbërritur rreth 40 minuta me vonesë atëherë kur gjithçka kishte marrë fund. Ndërkohë ekspertiza ka konfirmuar si shkak djegien e një kabulli si pasojë e luhatjes së tensionit.

Ka qenë vëllai i viktimës i cili ka kërkuar me forcë mbërritjen e forcave të zjarrfikëseve të Lezhës lëvizja e këtyre të fundit ka qenë e pamundur për shkak të defekteve duke bërë që të mbërrijnë me vonesë forcat e zjarrfikëseve të Laçit.

Vëllai i viktimës: Zjarrfikësja është paraqitur pas një ore e 45 minutash. Vëllain e kemi nxjerrë jashtë bashkë me shokë e dashamirës, komplet të karbonizuar.

Trupi i pajetë i 45 vjeçarit i karbonizuar plotësisht, i cili është nxjerrë nga gërmadhat e djegura me shumë vështirësi nga vëllai i tij është përcjellë nga të afërmit për në banesën e fundit./tvklan.al