“Info Point”-et, janë strukturat më lehtësuese për turistët që kanë nevojë për sugjerime. Nga Qershori në Korrik, më shumë se 700 turistë, por edhe vizitorë vendas, në Lezhë janë orientuar në këto pika për destinacionet më interesante për t’u vizituar. Numrin më lartë e mbajnë të huajit, ndjekur nga shqiptarët e Kosovës.

Parqet natyrore, vendet historike, bregdeti, mbeten destinacionet më të kërkuara.

Zyra e informacionit në Shëngjin është pajisur me të gjitha materialet e nevojshme për informimin e turisteve, për gjithçka ofron rajoni i Lezhës, duke nisur nga turizmi bregdetar, historik, religjioz dhe kulinarinë e pasur të kësaj zone.

Tv Klan