Sulmuesi belg dot rikthehet tek  Interi që të nis stërvitjen pas gabimeve që bëri ndaj Kroacisë.

Romelu Lukaku ka vendosur që të anulojë pushimet e planifikuara menjëherë pas Kampionatit Botëror, pas eliminimit të Belgjikës në fazën e grupeve, ku edhe ai ishte protagonist negativ.

Sulmuesi 29 vjeçar u fut në lojë në pjesën e dytë në ndeshjen ndaj Kroacisë që përfundoi pa gola, por gaboi në tre raste të mira.

 Kjo vendosi edhe fatin e “Djajve të kuq” që u eliminuan që në fazën e grupeve.

Lukaku në fund të takimit ishte në lot, ndërsa u ngushëllua nga ndihmëstrajneri i ekipit Tieri Henri, ndërkohë që në inat e sipër goditi me grusht edhe pankinën.

Sipas “Football Italia”, Lukaku zemërthyer ka lajmëruar se do të kthehet tek Interi me qëllim që të nisë përgatitjet në datën 5 dhjetor, pasi synimi është që të rigjejë formën optimale fizike.

Që kur ai u huazua te zikaltrit, ka kaluar momente të vështira për shkak të dëmtimeve.

Me Interin nuk ka mundur që të kontribuojë, e kjo e ka penguar që të jetë në formën e tij më të mirë edhe me Belgjikën.

Sfida e radhës e zikaltërve do të jetë më 4 janar, ku do të përballen me Napolin në “San Siro”.

Klan News