Kandidati i Partisë Demokratike për kryetar i Bashkisë së Tiranë në zgjedhjet lokale, Lulzim Basha ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion”, nga ku foli për zhvillimet e fundit politike brenda PD në lidhje me kandidaturën e tij, akuzat e opozitës, si dhe për angazhimet që ka ndërmarrë.

Për herë të parë në një intervistë pas shpalljes së kandidaturës së tij, Basha tha: “Unë gjej rastin të falenderoj strukturat e Partisë Demokratike, të cilët më kanë ofruar ndihmë unanime gjatë procesit të përzgjedhjes, mbështetje pa asnjë zemrëthyerje si një inerci e besimit te fitorja jonë më 8 Maj dhe te kandidatura ime si kandidatura më e përshtatshme për të garantuar fitoren. Unë jam i kënaqur, i nderuar, i privilegjuar me shansin që më jep PD me kandidimin në Tiranë”.

Në pjesën e dytë të emisionit Lulzim Basha iu përgjigj pyetjeve të pedagogëve Eurona Leka, Xhuljeta Krasta, Dritan Fino, Elona Xhaferri, Elona Konomi Garo, Kosta Jakunis dhe Genti Beqiri, ndërsa në pjesën e tretë atyre të publikut./tvklan.al