Një makinë është përfshirë nga zjarri këtë të hënë në qytetin e Lezhës. Për fikjen e flakëve është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve.

Siç dallohet nga pamjet bëhet fjalë për një mjet tip “Benz”. Mjeti pothuajse është shkrumbuar tërësisht, ndërsa në vendin e ngjarjes ndodhen edhe forcat e policisë.

Fatmirësisht prej kësaj ngjarje nuk ka mbetur asnjë person i lënduar. Ndërkohë nuk dihen as shkaqet e zjarrit. Policia po heton për zbulimin e rrethanave të plota të saj./tvklan.al