Një banesë në lagjen nr.4 të Korçës është përfshirë nga flakët e zjarrit. Policia njofton se zjarri ka rënë në banesën e 89-vjeçarit me iniciale K.Zh., i cili për pasojë ka marrë djegie trupore dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Gjithashtu në spital është dërguar dhe 47-vjeçarja me iniciale B.B. që kujdesej për pronarin e banesës. Ajo kishte probleme me frymëmarrjen. 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit, i cili paraprakisht dyshohet të ketë rënë për shkaqe aksidentale./tvklan.al