Policia shoqëron drejtuesin e automjetit

Një aksident i rëndë ndodhi rreth orës 20 e 15 të së martës në aksin rrugor Lezhë – Milot, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Rrilës”.

Një automjet ka përplasur një këmbësor që për pasojë të plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Viktima është identifikuar si Pal Vathi.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariatin e policisë së Lezhës deri në sqarimin e rrethanave.

Tv Klan