Mali i Zi është përfshirë nga një luftë e ashpër mes dy ish-aleatëve në partinë Evropa Tani presidentit Jakov Milatoviç dhe kryeministrit Miljoko Spajiç. Presidenti reagoi ashpër ndaj fryrjes së administratës së lartë shtetërore me rifomatimin e qeverisë ku tashmë zënë vend 32 ministra 7 zv kryeministra 35 këshilltare 4 nënkryetarë parlamenti.

Nuk ka dyshim është shprehur Milatoviç se shumica parlamentare e ka krijuar këtë situatë në kurriz të qytetarëve malazez.

Përplasja ka vijuar me thirrjen nga presidenti të mbledhjes së Këshillit të Sigurisë kombëtare me datë 20 Gusht ndërsa kryeministri ka kërkuar shtyrjen në afat tjetër të kësaj mbledhjeje.

Mediat pranë presidentit Milatoviç shkruajnë se kryeministri Spajiç e kërkoi shtyrjen që të kalonte më shumë ditë në pushime luksoze në rivierën franceze. Mazhoranca aktuale në Malin e Zi pas riformatimit të qeverisë ka në përbërje malazezë, serbë, shqiptare e boshnjakë së bashku.

Partitë pro serbe tashmë në qeverisje kanë mbajtur një qëndrim kundër Ukrainës, Kosovës dhe integrimit evropian të vendit.

Klan News