Gjermania mund të jetë pranë një krize të rëndë të koalicionit qeveritar pas mosmarrëveshjeve mes tre partive që mbajnë në këmbë kancelarin Scholz.

Koalicioni qeverisës ka qenë në mosmarrëveshje për muaj të tërë nëse do të lehtësonte frenimin kushtetues të borxhit të Gjermanisë, i cili kufizon shpenzimet e deficitit, me dy partitë e majta të aleancës socialdemokratet e kancelarit Scholz dhe të Gjelbrit që favorizonin një lehtësim të kufizimeve dhe partisë së vogël konservatore.

Pas rezultatit katastrofik të zgjedhjeve evropiane për tre partitë në koalicion, të cilat së bashku mblodhën vetëm 31 për qind të votave, mbijetesa e qeverisë së Scholz është në dyshim. Madje partia e vogël e Gjelbër e konsideron qeverinë aktuale si të përkohshme.

Edhe liberalët kanë kohë që nuk janë të kënaqur me qeverinë e koalicionit, por e mënjanojnë nocionin e qeverisë së përkohshme.

Ndërsa situata politike bëhet edhe më e paqarte politikani që mund të bëhet kandidat për kancelar i të Gjelbërve është Robert Habeck aktualisht ministër i Ekonomisë.

Se sa i zhgënjyer është Habeck me koalicionin aktual qeverisës, u bë e qartë pas kompromisit minimal që u arrit ne negociatat e buxhetit.

Sido që të flitet, për qeveri të përkohshme apo jo, më së voni me këtë fjali kuptohet si bien kambanat: secili në koalicionin qeverisës gjerman po bën aktualisht gjërat e veta.

Klan News