Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta mbetet një ndër zonat më të preferuara të turizmit natyror. Vetëm gjatë muajit Korrik, priti 67 mijë vizitorë.

Ai është cilësuar si një nga parqet kombëtare më të vizituara për turizmin natyror dhe atë të vëzhgimit të shpendëve ujorë duke u kthyer në destinacionin e mijëra turistëve vendas e të huaj.

Të dhënat për frekuentimin e këtij parku i bëri të ditur kryeministri Edi Rama.

Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta përbën një nga ekosisteme komplekse, shumë të pasura në biodiversitet dhe burime natyrore dhe është shtëpia e mijëra shpendëve ujore, ku më kryesoret janë Pelikanët dhe Flamingot.

Klan News