Tashmë e hëna është padyshim nata e kërcimit! Dance Albania përcolli në puntatën e dytë në TV Klan emocione të tjera me personazhet VIP dhe jurinë e zgjedhur.

E para që kërceu mbrëmjen e sotme ishte Cindy Marina. Pasi Ilir Shaqiri po jepte mendimin e tij në lidhje me kërcimin e saj, ndërhyri Ermal Mamaqi, i cili pyeti nëse është gjë e mirë apo e keqe pse modelja është e gjatë.

Ilir Shaqiri: Cindy është e vërtetë ajo që tha Klaudia. Ke gjithë premisat që të jesh një balerinë e shkëlqyer. Pikërisht kjo gjë duhet të të vejë para një përgjegjësie akoma edhe më të madhe sesa ajo që ti mendon vetë. Problemi është duke pasur këtë trup kaq të gjatë duhet ta ndihmosh pak më shumë partnerin. Në ç’kuptim? Që nga feeling. Në një farë mënyre ti kërcen për qejfin tënd. Nuk ke një relatë me Dionin, të duhur, sidomos edhe në mambo që dy trupa duhen përfshirë dhe shikimi duhet të jetë më konfidencial, le të themi kështu. Tre gjëra shumë të shkurtra. Shpatullat i ke vazhdimisht sipër. E dyta kur bëhen rrotullimet gjithmonë lihet koka. Ti nuk mund të rrotullohesh si një okllai, e gjitha njësoj. Koka ka një lloj spoti që mbahet për të dhënë atë kualitetin e rrotullimit.

Cindy Marina: Ma ka thënë dhe Dioni 100 herë dhe do e përmirësoj!

Ilir Shaqiri: Dhe e fundit, pak më e butë sepse përcolle njëlloj ngurtësie për sa më përket mua në mambo. Duhet të kishte më alkimi, nuk e di nëse Dioni është dakord me mua?

Dioni: Jam absolutisht për të gjitha vërejtjet, sidomos për rrotullimet, shpinën, pozat, padjeshkën.

Ermal Mamaqi: Me leje mësuese?

Ilir Shaqiri: Urdhëro mjeshtër!

Ermal Mamaqi: Se ju artistët flisni shumë bukur nuk ju kuptohet asgjë. Ishte mirë apo keq, me këtë që the ti?

Ilir Shaqiri: Ajo nuk është keq!

Ermal Mamaqi: Por mund të jetë më mirë?

Ilir Shaqiri: Siç edhe e mira nuk ka kurrë fund, por nga një fizik i tillë dhe me një inteligjencë që Cindy mendoj ka, inteligjencë trupore flasim, unë mendoj që duhet të japë shumë më shumë se ajo që dha sot.

Ermal Mamaqi: Është gjë e mirë apo e keqe që e ka trupin ashtu?

Ilir Shaqiri: Është gjë e mirë, por duhet ta shfrytëzojë.

Ermal Mamaqi: M’u duk sikur është problem që është një çikë më e gjatë se duhet, mund ta rregullojë duke prerë takat. Ose duhet të rrisim Dionin?

Dioni: Nuk ka lidhje fare me takat këtë rast./tvklan.al