Maliq – Nëna e 16 vjeçares e cila është abuzuar seksualisht prej muajsh ka deklaruar se autorët e kanë kërcënuar të miturën. Në një prononcim për gazetarët, ajo shprehet se vajza ka menduar dhe t’i japë fund jetës.

“Më tha vajza që do mbytem, pse do mbytesh ti?! Çfarë bëre ti që të mbytesh?!”


Më tej ajo ka shpjeguar se 26 vjeçari Marsel Baçi e merrte me motor dhe nuk e linte rehat.

“E mora vesh, më tha një grua këtu. Ajo më tha iku me motor, por nuk më tregonte mua. Nuk tregonte se i ka thënë ai mos, e gënjente ai. Unë e çoja në shkollë, ai e gënjente andej. Ai vinte këtej lart me motor, unë e pashë. I thashë mos hajde! Mami tha ma preu rrugën…”

Siç rrëfen gruaja, ajo jeton vetëm me të ëmën e moshuar dhe s’ka njeri tjetër.

“Vajta u ankova njëherë në polici, ai polici s’bëri asgjë. Jam me mamanë time në shtëpi, s’kam njeri tjetër.”

Sipas saj edhe persona të tjerë janë të përfshirë në abuzimin e 16 vjeçares.

“Atje në burg të kalbet! Është e vogël çupa, gjynah është apo jo? Vinin dhe këta prej Podgorie me motor. I njoh të tërë!”

I riu Marsel Baçi dhe 41 vjeçari Selam Hyka janë vënë sot në prangat e policisë së Korçës.

/tvklan.al