U nis të shkrinte dy tuba plastike për vaditje, por gjërat kanë dalë jashtë kontrollit. Bëhet fjalë për një rast zjarrvënie në Valas të Elbasanit.

Policia ka zbuluar autorin e saj, një 78 vjeçar të cilin e ka proceduar penalisht në gjendje të lirë për shkak të moshës.

“Nga hetimet e kryera dyshohet se ky shtetas ka ndezur zjarr në tokën e tij, për të shkrirë dy tuba plastike që i përdorte për vaditje, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe e madhe toke me  pemë frutore dhe ullinj”, njoftoi policia.

Ndërkohë policia apelon qytetarët që të mos ndezin zjarre pasi do të përballen me ligjin.

“Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të kësaj veprimtarie kriminale dhe të paligjshmërive në tërësi, dhe iu garanton anonimat, reagim të shpejtë dhe të paanshëm”, njoftoi policia./tvklan.al