Policia e Shkodrës vijoni megaoperacionin policor kundër kanabisit dhe si rezultat i kontrolleve kanë gjetur e asgjesuar 2944 bimë të tjera kanabis.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën në territoret e njësive administrative Shalë dhe Postribë dhe asgjësuan 988 bimë kanabisi.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës gjetën në territorin e njësive administrative Temal dhe Hajmel dhe asgjësuan 1809 bimë kanabisi.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Fushë Arrëz gjetën në territorin e njësisë administrative Iballë dhe asgjësuan 147 bimë kanabisi.

“Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të kultivimit të këtyre bimëve kanabis. Megaoperacioni “Territor i pastër” vijon”, njoftoi policia./tvklan.al