Sulmuesit i duhet shumë sforco të sigurojë qëndrimin

Më 4 Korrik, Rey Manaj do të jetë pjesë e lojtarëve që Barcelona do të grumbullojë për sezonin e ri. Sulmuesi shqiptar nuk qëndroi tek Spazia në Serie A, pasi italianët nuk pranuan të paguanin për kartonin e tij.

Tashmë shqiptari është në vështirësi. I duhet një skuadër ku të luajë titullar ose në të kundërt i duhen shumë sforco për të bindur trajnerin Çavi. Kjo është thuajse e pamundur, kështu që Manaj dhe klubi po shohin të gjitha mundësitë që të gjendet një zgjidhje. Për Barcelonën, Manaj vlen 2.7 milionë euro.

Tv Klan