Manchester City po përgatitet të humbasë një nga figurat kryesore te viteve të fundit. “The Athletic” raporton se drejtori sportiv Txiki Begiristain, do të largohet në fund të sezonit.

Një largim që do të vinte pas plotë 13 vitesh, pasi 60-vjeçari është pjesë e “qytetarëve” nga viti 2012.

Në fakt, Begiristain kishte menduar largimin që katër vite më parë, por qëndroi për shkak të marrëdhënies së shkëlqyer që ka me trajnerin Pep Guardiola.

Spanjolli iu bashkua City-t në vitin 2012 nga Barcelona, aty ku kishte punuar edhe më herët me Guardiolën.

Nën drejtimin e Begiristain, City është bërë një forcë dominuese në futbollin anglez dhe atë botëror.

Largimi i 60-vjeçarit ngre në mënyrë të arsyeshme pyetjen nëse Guardiola, kontrata e të cilit skadon verën e ardhshme, do të vazhdojë apo jo te City. /tvklan.al