Kombëtarja e Gjeorgjisë ka nisur përgatitjet për ndeshjet e Ligës së Kombeve. Përfaqësuesja u mblodh në qytetin polak të Poznanit, ku do të përballet me Ukrainën më 11 tetor. Trajneri Vili Sanjol punoi me vetëm 8 futbollistë, ndërsa është në pritje të pjesës tjetër të grupit.

Pas seancës së parë, Otar Kakabaze tregoi për përgatitjet në ekip dhe pritshmëritë për dy sfidat e radhës.

“E kemi nisur shumë mirë fazën e grupeve të Ligës së Kombeve dhe duhet të vazhdojmë kështu. Duhet të dëshmojmë se e meritojmë ta fitojmë këtë grup. Ndeshjet e radhës janë një tjetër mundësi për ne! Duhet të bëjmë gjithçka për të fituar në fushë!”

Mbrojtësi Giorgi Goçoleish-vili deklaroi se forca e kësaj kombëtareje janë tifozët.

“Tifozët bëjnë shumë për ne! Ata na mbështesin veçanërisht dhe kjo na motivon shumë. Dua t’i falënderoj për këtë! Edhe pse ne jemi liderët e grupit, do të bëjmë gjithçka për ta mbajtur këtë pozicion”.

Shqipëria do të luajë me Gjerorgjinë më 14 tetor në Tbilisi. Në sfidën e luajtur në stadiumin “Air Albania’, përfaqësuesja gjeorgjiane fitoi me rezultatin 1 – 0.

Klan News